Google ADS

Pasi rezultoi me Covid-19, presidenti Trump dërgohet në spital

23:34 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump është dërguar në spital në më pak se 24 orë pasi rezultoi pozitiv për koronavirus.

Trump nisi të shfaqte simptoma të lehta të Covid-19 të enjten pasi tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë futur në karantinë të mërkurën mbrëma, transmeton portali arbresh.info.

Ai mori një koktej ilaçesh si një “masë paraprake”, tha Shtëpia e Bardhë, dhe ndihej “i lodhur, por me humor të mirë”.

Ai u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë: “Presidenti Trump mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës.

“Presidenti Trump vlerëson mbështetjen si për të dhe për Zonjën e Parë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme