Gjykata Speciale është tema që ditëve të fundit po dominon në Kosovë, ku pas arrestimeve të para, ka pasur reagime të shumta, ku disa prej tyre e mbrojtën e disa e kundërshtuan.
Në mesin që e kundërshtojnë është edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Kur ishte votuar kjo Gjykatë në Kuvendin e Kosovës, Musliu së bashku me deputetin e atëhershëm, Nait Hasani e kanë kundërshtuar fuqishëm, teksa edhe atëkohë kanë festuar me shqiponjë.
Ndërsa, tani dyshja kanë bërë një fotografi të ngjashme me shqiponjë, teksa edhe qëndrimet nuk i kanë ndryshuar.
“Me Mikun tim Nait Hasani. E verteta flet vet!”, ka shkruar deputetja Musliu sipër fotografive.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...