Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi të premten se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke iu caktuar një muaj paraburgim 24 të dyshuarve për rastin e kontrabandës në Karaçevë të Kamenicës.
Sipas njoftimit, të pandehurit R.S., L.M., F.A., N.M., H.Rr., R.Sh., A.D., F.B., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., nga nëntori i vitit 2019, në fshatin Karaçevë, me dashje dhe qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë kontrabanduar gjedhe, të cilat i kanë bartur përmes rrugëve ilegale.
Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’kontrabandimi me mallra’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas njoftimit, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.R., A.H., H.M. dhe J.B., që nga muaji dhjetor 2019, si persona përgjegjës të bizneseve për përpunimin e mishit, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, kanë blerë gjedhe, për të cilat kanë pasur dijeni se janë të kontrabanduara dhe me qëllim të shitjes kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim produkte të mishit, pa u bërë kontrollet e nevojshme sipas standardeve.
Po ashtu, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘’blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, dhe ‘’prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, të KPRK-së.
Ndërsa, Themelorja njofton se I.K., që nga shtatori i vitit 2019 deri më 18 shtator të 2020, në lokalin “Automate Club” të Karaçevës, ka organizuar lojëra fati, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të KPRK-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, Ramiz Azizi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale./arbresh.info/
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...