Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës u ka bërë thirrje autoriteteve bullgare të lejojnë regjistrimin e pakicës maqedonase në Bullgari.
“Kjo përmbahet në Rezolutën e Përkohshme që u miratua dje në një takim të zv. ministrave, e cila ka të bëjë me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht aktgjykimin “Organizata e Bashkuar e Maqedonisë Ilinden dhe grupe të tjera kundër Bullgarisë”. Në të, autoritetet bullgare janë thirrur të lejojnë që çdo kërkesë e re për regjistrimin e “OBM Ilinden” ose shoqata të ngjashme me “OBM Ilinden” të konsiderohet në përputhje të plotë me nenin 11 të Konventës, pra lejen për regjistrimin e tyre”, informon korrespondenti i AIM-së.
Komiteti vëren, ndër të tjera, se, që nga viti 2006, Organizata e Bashkuar e Maqedonisë – Ilinden nuk ka mund të përfitojë nga procedurat e regjistrimit në përputhje me Konventën.
Ata theksojnë detyrimin e secilit shtet, në përputhje me nenin 46 neni 1 të Konventës, për të përmbushur vendimet përfundimtare të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në çdo çështje në të cilën është palë, plotësisht, në mënyrë efektive, në kohën e duhur dhe me mirëbesim./Telegrafi/
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...