Google ADS

“Do të heqim kufirin”, mediat serbe: Rama provokoi me deklaratat në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë e të Kosovës

18:32 | 2 Tetor 2020
A. B.

Mediat serbe kanë komentuar takiimiin e sotëm të zhvilluar në Tiranë ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës.

Gazeta e Serbisë “Blic” e ka konsideruar një provokim deklaratën e Ramës se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria planifikojnë t’i heqin kufijtë dhe se së shpejti Porti i Durrësit do të bëhet port i Kosovës de facto”, shkruajnë mediat në Serbi.

Ata i quajnë të gjitha këto deklarime si një provokim. Sipas mediave në këtë ngjarje në Tiranë delegacioni i Shqipërisë është pritur me nderimet më të larta, por aty ka munguar zyrtarët nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës Goran Rakiç dhe Dalibor Jevtiç.

Mediat serbe po ashtu kanë përmendur nënshkrimit e tri marrëveshjeve për Doganën në Durrës linjën hekurudhore dhe hidrocentralin për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme