E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket shumë larg kampionëve në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.
Pas dy viteve qëndrim në Anfield ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin anglez, Shaqiri do t’i japë fund aventurës me Liverpoolin.
Ylli nga Kosova nuk u paraqit në kuadër të EFL Cup për Liverpoolin në takim me Arsenalin, pasi mediat angleze kanë zbuluar se është në bisedime për një largim të mundshëm.
Mediat angleze kanë zbuluar se menaxheri i lojtarit, Erdin Shaqiri është në bisedime me tri top skuadra evropiane.
Shaqiri pritet të ndërrojë edhe kampionat, pasi ofertat në drejtim të tij kanë ardhur nga Turqia, Italia dhe Spanja.
Lazio në Itali është duke bërë përpjekje maksimale për ta marrë kosovarin, ndërsa Galatasaray prej kohësh e dëshiron në Stamboll.
Skuadra tjetër që po bisedon agjenti i Shaqirit është fituesi i Ligës së Evropës, Sevilla.
Vet Shaqiri i ka dhënë përparësi Lazios dhe Sevillës, pasi qëllimi i tij është të luaj në Ligën e Kampionëve, teksa Galatasaray mbetet si opsion i fundit.
Liverpooli nga ana tjetër është gati ta shes kosovarin nëse vije ndonjë ofertë mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...