Shkruan: Mustafë B.Kadriaj-Njohës i çështjeve ekonomike
Po filloi me një kërkim falje për lexuesit për këtë reagim timin përfaktin që secila qeverisje me e pa shpresë se tjetra.
Pra të ju regon qeveritarve është respekt sepse po intersohesh për këtë specie për fat të keq në rritje pra parimisht duhet injoruar por çka të bëjm nuk po mundesh me hesht para këtyre përformacave qe e nënqmojn qytetarin qe nga pas lufta.
Për me qenë korrekt me kujtesën sepse ne shpejt po harrojna si duket që harresa është cilësi e popullit tonë dua të ndalem mbas shpalljês së pavarsisë ku qeveria ishte ekskluzivisht në duart e një nejriu ku i gjith kabineti ishte dekor pra kryeministri Thaqi prente dhe qepte vet, duke vazhduar me të qevrisurit e Isa Mustafës një politkan që i përballoi tri epokave në skenën politike pra viteve 80 ta duke vazhduar në vitet 90ta dhe që nga pas lufta në skenën politike me pozita te lakmueshme si kryetar i Prishtinës dhe kryeminster vendi ku për dallim nga Thaqi z.Isa Mustafa me një sjellje si pika e shiut ku me butësin e saj e shpon edhe gurin pra një rehabilitim perfekt i vetvetes në skenën politike. Republika e Kosovës vazhdoi me të qeverisurit e z.Haradinaj i cili për dy vite e gjysëm të gjith buxhetin ia dedikoi komoditetit të vetves që nga garderoba duke vazhduar me dreka dhe pushime deri në komplesim të kncelarës Gjermane me pushime në San Morris ku ajo u deklarua që nuk kishte vizituar. Normal që si rezultat i një sjellje kryeneqe te ish kreyministrit Haradinaj qytetari kishte gadishmëri për një qeverisje ndryshe dhe partit opozitare Levizja Vetvendsoje dhe Lidhja Demokratike shfrytëzuan këtë gadishmêri duke premtuar ndryshimin por me tu qertifikuar si fitues u dëshmua e kundërta duke u tezgjatur bisedimet në mes të dy subjekteve dhe me të krijuar qeverinë nuk u deshën më shumë se 55 ditë për të rrezuar qeverin Kurti jo nga opozita por nga partneri i saj LDK.
Por qëllimi im është tek përformanca e kryeminstrave pra ish kryeministri Kurti qytetarve iu ofroi përformancë të një burrshtetasi ku udhtonte në aieroporte vet me një valigje, maskën në fytyr dhe i ekspozuar para qytetarëve të cilët i thurnin vargje pamarrparsyh qe nuk ishte përfaqsim dinjitoz i shtetit ishte e pranueshme si një lider i brumosur me ide majtiste por me të marr mandatin kryeministri aktual z.Hoti në vend që të jet një kryeminister që në axhendë të tij të jenë investiemt, zhvllimi ekonomik tenton që të tejkalon z.Kurti duke marr bukën me veti dhe mvarsi i ti z.Selmanaj promovon kryeministerin kursimtar njëherit edhe bujar duke i lutur edhe për të ndar bukën e gojës (sendviqin)e tani kur flasim në takimin e dy qeverive rrugtimin e bëjn me autobus duke bërë që qytetari ti harroj hallet e veta.
Pra një sellje e kryeminstrave nga njëri ekstrem në tjetrin por vetëm normal jo e them këtë sepse ngecja e zhvillimit ekenomik nuk është si rezultat pse kryeministrat nuk kursyen në dreka dhe udhtime por në mos menagjim. Dhe për këtë marr guximin që te ju them që të keni udhtim dinitoz sepse nderoni shtetin poashtu edhe me dreka dinjitoze sepse qytetari ju kupton por gjithnjë duke iu përmabjtur parimit hani, shpenzini por mos e teproni.
Meqë Kosava qeveriset nga z.Hoti është normale që poligoni i qitjes është qeveria Hoti e për faktin që këtë detyrë nuk ia imponi askush por e ka rrezu nga pushteti ish kryeminstrin Kurti me pretendimin për të qeverisur më mirë dhe si një eksonimst me ide liberale për një ekonomi të lirë do të duhej të kishte plane për zhvillim ekonomik e jo të ushqehet me sendviq e të leviz me autobus dhe pamarrparsysh që keni menduar që të fitoni poena politik përkundrazi jeni bërë obejkt i të qeshurave për faktin që pjesa dërmuese e qytetarve kanë vetura personale e për racion kan më të begat sesa një sendviq.
Pra këto sjellje tuaja na kthejn në një nosltalgji të viteve 80-ta e 90-ta ku si nxënësa në eksurzione na përgadtinin ushqimin tek shpija nënat tona e për eksurzione jubilare udhtonim me autobus ashtu sikurse kryemnistri aktual mos të harrojmë edhe ushqimin me vete sikurse kryeministri në fjalë. Për fund meqë jemi në takimin e dy qeverive me moton “Sëabshku Pakufi” do ju drejtohesha me një lutje nga toka në qiell duke iu lutur në Zot nëse nuk besoni në Zot, në në zotat apo idolat tuaj që ky abuzim deri në përqmim ekstrem të qytetarit të ketë kufi sepse keto përformanca tuaja tek qytetari sjellin neveri duke u ndjer keq që jan të njëtit nacionalitet dhe jetojn në një shtet me ju. Nëse e doni qytetarin bëni sjellje dinjitoze, shpenzime dinjitoze, qeverisje dinjitoze ashtu siq është qytetari ynë dinjitoz.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Vullneti – Gjestit: Nuk jam gazetar, jam Vullneti
Xheneta tregon vështirësitë me ish të fejuarin
Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhu...
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...
Butragueno zbulon nëse Real Madridi do të bëjë transferime n...