Google ADS

Interi lejon largimin e Nainggolan, mungon vetëm marrëveshja financiare

17:51 | 2 Tetor 2020
A. B.

Radja Nainggolan do të rikthehet përsëri në Cagliari, pasi nuk bënë pjesë në planet e Interit.

Mesfushori belg ka qenë edicionin e kaluar i huazuar tek skuadra nga Sardegnia e cila vazhdon të interesohet për të.

Antonio Conte i ka bërë me dije klubit se nuk do ta ndalë për edicionin e ri belgun i cili është i lirë të largohet.

Nainggolan ka pranuar rikthimin te Cagliari, pasi aty ndihet si në shtëpinë e tij.

Në fakt marrëveshja mes klubeve është arritur, por mungon vetëm ‘ok’ për shumën e transferimit.

32-vjeçari do t’i bashkohet Cagliarit si huazim me detyrim blerje nga klubi italian.

Megjithatë shuma për detyrimin e blerjes nuk është vendosur ende dhe dy skuadrat janë duke diskutuar.

Inter po kërkon që blerja e detyrueshme të jetë 12 milionë euro, teksa Cagliari insiston për nëntë milionë.

Gjithsesi gjatë këtyre tri ditëve të ardhshme klubet pritet të arrijnë marrëveshjen finale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme