Presidenti Emmanuel Macron ka zbuluar planet e tij për mbrojtur vlera sekulare të Francës kundër asaj që ai e quajti “radikalizmi islamist”, duke thënë se feja ishte në krizë në gjithë botën, duke nxitur reagimin e aktivistëve myslimanë.
Në një fjalim të shumëpritur të premten, Macron këmbënguli se “nuk do të bëhej asnjë lëshim” në një përpjekje të re për të larguar fenë nga arsimi dhe sektori publik në Francë, transmeton portali arbresh.info.
“Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën sot, ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë”, tha ai.
Ai njoftoi se qeveria do të paraqiste një projekt-ligj në dhjetor për të forcuar një ligj të vitit 1905 që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë.
Masat, tha Macron, kishin për qëllim adresimin e një problemi të “radikalizimit” në rritje në Francë dhe përmirësimin e “aftësisë sonë për të jetuar së bashku”.
“Laicizmi është çimentoja e një France të bashkuar,” këmbënguli ai, por shtoi se nuk kishte kuptim të stigmatizohen të gjithë besimtarët myslimanë.
Ligji lejon që njerëzit t’i përkasin çdo besimi që ata zgjedhin, tha Macron, por shfaqjet e jashtme të përkatësisë fetare do të ndalohen në shkolla dhe shërbimin publik.
Veshja e hixhabit tashmë është e ndaluar në shkollat franceze dhe për nëpunësit publikë në vendin e tyre të punës.
Fjalimi i Macron çoi në një debat në mediat sociale.
Yasser Louati, një aktivist mysliman francez, shkroi në Twitter: “Represioni ndaj myslimanëve ka qenë një kërcënim, tani është një premtim. Në një fjalim një orësh #Macron varrosi # laicitin, forcoi të majtët ekstremë të djathtë, anti-myslimanë dhe kërcënoi jetën e studentëve myslimanë duke kërkuar kufizime drastike në shkollimin në shtëpi megjithë një pandemi globale”./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë