Ministri Veliu nënshkroi dy marrëveshje bashkëpunimi në mbledhjen mes dy qeverive

16:40 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot në mbledhjen Vjetore të Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ka nënshkruar dy marrëveshje:

Lidhjen e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.

Ky Protokoll do ti mundësoj të dy vendeve tona që të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit ose Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Kontakti ose Ndërlidhës, me kusht që të jetë marrë pëlqimi i vendit pritës.

Po është nënshkruar Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Marrëveshja në fjalë, do t’i përcaktoj format e bashkëpunimit, procedurat për dhënien e ndihmës, procedurat e kalimit kufitar dhe rregullat për qëndrimin e ekipeve të shpëtimit, kalimin kufitar të pajisjeve dhe artikujve të ndihmës, strehimit dhe ndihma e të zhvendosurve, përdorimin e Avionëve si dhe bashkërendimin dhe menaxhimin e operacioneve të ndihmës ndaj fatkeqësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme