Mbrojtësi amerikan, Sergino Dest është i kënaqur me transferimin e tij te klubi i madh katalunas, Barcelona.
Ish-mbrojtësi i Ajaxit është bashkuar me Barcelonën në një marrëveshje me vlerë 21 milionë euro dhe ky transferime e ka bërë të lumtur Destin.
“Gjithçka që po përjetoj është e pabesueshme. Është një nder të jesh në gjendje të luaj për ekipin më të mirë në botë dhe një ëndërr e realizuar”, ka thënë fillimisht Dest.
“Unë vij këtu për të pasur mundësinë për të luajtur me më të mirët në botë. Gjëja e parë që dua të bëj është të përmirësohem, të luaj mirë… dhe pastaj të përpiqem të fitoj gjithçka”.
Dest e pranoi se ai ishte afër zgjedhjes së Bayern Munich para se Barca të bënte kontakt, por në fund zgjodhi pa asnjë dyshim klubin nga Camp Nou.
“Deri para dy javësh mendoja se do të bëhesha një lojtar i Bayern Munichut. Sidoqoftë, Bayern nuk ofroi sa duhet dhe Barça bëri një propozim. Gjithçka ndryshoi”.
“Mendja ime ndryshoi dhe mendoja gjithnjë e më shumë për Barçën”.
“Me transferimin në një klub kaq të bukur një ëndërr është realizuar”, përfundoi mbrojtësi amerikan. /Telegrafi/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...