Google ADS

Shpend Ahmeti deklarohet pas incidentit: Egzoni vinte e qante në zyrën time

15:56 | 2 Tetor 2020
A Z

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës me asambleistin e VV’së Egzon Azemi ka thënë se atij vetëm i ka treguar se si vjen fshehtas e qan për t’i futur në punë familjarët e tij.

“Janë provokime të vazhdueshme që Egzoni i bën gjithëherë, me idenë që shkakton ndonjë reagim që më vonë të viktimizohet. Edhe sot tentoi, iu afrova dhe me buzëqeshje I thashë në rregull, se e njohim na Egzonin më herët, vijke me kajt qetu për një familjar ai me 100 probleme i ka pasë se spo du me impliku njerin pa kurgjo, ai është punëtor i Prishtina Parking. I tregojsha që publikisht sillet si kapadai që shan e mundohet me ofendu e fshehtas vjen te zyra me kajt për sene të cilat janë kërkesa personale për familjen e vet”, ka thënë Ahmeti për indeksonline.

Kurse asambleisti i VV’së, Egzon Azemi ka thënë se do ta padis kryetarin Ahmeti për shpifje.

“Me një sjellje prej gangsteri e jo kryetari të komunës, e tregoi dhe e shpërfaqi veten kur erdhi te ulsja ime dhe më akuzoi dhe ironizoi se unë kam paskam qenë gati të qaj për një qytetar që e ka larguar prej punës, e që ka akuzuar se është familjar i imi e që nuk është aspak e vërtetë. Për prononcime publike dhe një shpifje e tillë nuk do të tolerohet dhe nga sot do të ngris kallëzim penal për kryetarin Shpend Ahmeti. Nysret Azemi nuk ka lidhje me mua dhe ka mbiemrin si timin por nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, ai është nga Gostivari unë jam me prejardhje nga fshati Turiqicë. Ai është edhe veteran i UÇK’së”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Flet Egzon Azemi për përleshjen me Shpend Ahmetin

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme