Google ADS

Strugë, prindërit dhe nxënësit kundër mësimit online

15:38 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Për aq kohë sa nuk mundësohet ndjekja e mësimeve me prezencë fizike, nuk do t’i lejojmë fëmijët tanë të ndjekin mësimet përmes internetit, thonë prindërit e nxënësve nga shkolla fillore “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë të Strugës.

Sot përmes protestës paqësore së bashku me fëmijët, shprehën pakënaqësinë e tyre nga ky vendim.

Kryesia e shkollës thotë se ata i plotësojnë të gjitha kushtet për mbajtjen e mësimit me prani fizike. Nga klasa e katërt deri në të nëntën ka rreth 100 nxënës kurse mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Pasi rryma në këtë shkollë është me një fazë, për shkak të pamundësisë që të vendoset internet më i shpejtë, nuk ka kushte që mësuesit të japin mësim përmes internetit.
Nxënësit e shkollës së mesme të Strugës do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimeve dhe me protesta, për aq kohë sa nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Probleme ka edhe në Dibër. Nxënësit nga shkolla e mesme “28 Nëntori” mbajtën një protestë në oborrin e shkollës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për mësim online. Drejtori i shkollës ftoi nxënësit nga e hëna të vijnë në shkollë sepse do të ketë mësim me prani fizike. Kryetari i komunës së Dibrës, Duka thotë se vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe se mësimi në gjimnaz duhet të zhvillohet përmes internetit./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme