Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës (SPASH) kumtoi se përveç nxënësve, me probleme për mësim-online po ballafaqohen edhe një numër i madh i mësuesve që nuk kanë kompjuterë dhe se sipas Ligjit të Punës punëdhënësi është i detyruar të sigurojë mjete për punë.
“Sindikata jonë po merr ankesa të shumta këto ditë nga mësuesit në lidhje me presionin e ushtruar ndaj tyre nga eprorët e tyre, drejtorët e shkollave, për t’u furnizuar vetë me kompjuterë për të realizuar mësim. Nëse e marrim parasysh që mësuesi është njëkohësisht prind i një, dy ose më shumë fëmijëve, është e kuptueshme se sa presion ka mbi ata punëtorë në arsim. Disa nga kolegët po përballen me një rritje të dyfishtë në performancën e punës, përkatësisht u është dyfishuar numri i orëve të mësimit, gjë që është në kundërshtim me ligjin për mësuesit dhe ata punojnë më shumë se tetë orë në ditë”, thekson SPASH në kumtesë.
Kjo sindikatë i bën thirrje Ministres së Arsimit, Milla Carovska që të propozojë masa për tejkalimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.
Ata po presin gjithashtu përgjigje edhe të kërkesës së tyre për takim sepse, siç theksojnë, janë sindikatë e ligjshme për arsimin./telegrafi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...