Ramën Çepele, bëri emër kur Edi Reja e ftoi te Shqipëria në moshën 17 vjeçare për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Mbrojtësi i majtë që ishte pjesë e të rinjve të Interit, ka pranuar të transferohet në Gjermani te klubi i Hannover.
Çepele do të luajë fillimisht me të rinjtë e Hannoverit, por kalimi tek skuadra e parë është i sigurt dhe këtë e ka pranuar edhe drejtori sportiv , Gerhard Zuber, duke deklaruar se afrimi i lojtarit të talentuar shqiptar konfirmon strategjinë e klubit për të investuar tek të rinjtë.
Çepele do ta nisë tek akademia e Hannoverit, por shumë shpejt do të jetë me skuadrën e parë.
https://twitter.com/Hannover96/status/1311699638500691968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1311699638500691968%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-mbrojtesi-shqiptar-cepele-le-interin-kalon-te-hannoveri%2F
Ai ka nënshkruar kontratë për 2 vite, sepse kur je nën 18- vjeç rregullorja nuk lejon nënshkrimin e një kontrate me kohëzgjatje më shumë se dy vite.
Hanoveri është shpallur dy herë kampion i Gjermanisë dhe ka fituar edhe një herë Kupën, ndërsa aktualisht ndodhet në Bundesligën e Dytë gjermane./telegrafi
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...