Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim shumë të rëndësishëm, zv. drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike, njëherazi dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale të Italisë, Prefekt Vittorio Rizzi dhe delegacionin që e shoqëronte.
I pranishëm në takim edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Fabrizio Bucci. Në fokus të takimit mes Veliut dhe Rizzit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të bashkëpunimit mjaft të mira ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.
Veliu dhe Rizzi kanë vlerësuar se këto marrëdhënie janë në kulmin e bashkëpunimit, por për të luftuar sa më në detaj krimin e organizuar duhet që këto marrëdhënie të shtrihen deri në nivele teknike pasi vetëm kështu do kemi mundësi rakordimi dhe reagimi në kohë për çdo operacion apo hetim të përbashkët.
SH.T.Z Fabrizio Bucci gjatë fjalës së tij ka theksuar se vlerëson këtë bashkëpunim, pasi ky bashkëpunim është i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë dhe për këtë arsye ka kërkuar që në javët në vijim të organizohen tavolina bashkëpunimi mes dy drejtorëve të përgjithshëm të policisë me stafet teknike, duke bërë të mundur rritjen e efikasitetit të forcës zbuluese dhe goditëse ndaj grupeve kriminale që veprojnë në dy vendet e më gjerë.
Veliu në fjalën e tij ka theksuar se viti 2019 dhe 9-mujori i vitit 2020 janë shumë rezultateve në drejtim të bashkëpunimit, parandalimit, evidentimit dhe goditjes së personave apo grupeve kriminale, të zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, të kapjes së personave në kërkim, të parandalimit e kultivimit të kanabisit, duke vlerësuar maksimalisht punën e Guardia di Finanza-s gjatë monitorimit t nga ajri, si dhe punën e pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit në terren për këtë qëllim dhe kjo konkretizohet edhe me faktin se gjatë 9-mujorit të vitit 2020 kemi një sasi shumë të vogël, gati historike krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme të trafikuar drejt Italisë, çka tregon se Policia e Shtetit ka bërë një punë shumë të mirë parandaluese dhe se jemi në drejtimin e duhur. Njëkohësit Drejtor Veliu ka vlerësuar maksimalisht mbështetjen e gjeneral Giuseppe Spina dhe punës e zyrës së Interfocës në Shqipëri.
Prefekti Rizzi ka falënderuar Veliun për gatishmërinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë bashkëpunimit për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, duke zhvilluar e finalizuar operacione shumë të suksesshme, si dhe ka theksuar se marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe besimit në këto momente janë në kulm, por duhet që këto marrëdhënie t’i shtrijmë edhe në nivele teknike dhe për këtë ka mbështetur idenë e ambasadorit për organizimin e tavolinave mes drejtorëve të përgjithshëm dhe stafeve teknike të paktën dy herë në vit.
Në fund të takimit, Drejtor Veliu i ka akorduar Drejtorit të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë italiane Gjeneral Brigade Giuseppe Spina, “Certifikatë për shërbime të dalluara”, në shenjë vlerësimi për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar Policisë së Shtetit.
Fjala e Veliut gjatë takimit:
“Bashkëpunimi jonë është absolutisht jo vetëm shumë i mirë, por i shkëlqyer. Unë do të ndalem te viti 2019 dhe viti 2020, për faktin sepse siç e tha edhe prefekti, d.m.th ne si institucione policore komunikojmë drejtpërdrejt së bashku dhe merremi vesh shumë mirë njëri me tjetrin dhe këtë nuk e tregon vetëm numri i madh i operacioneve të zhvilluara që gjatë vitit 2019, po dhe gjatë vitit 2020, por dhe veprimet e tjera operacionale.
Gjatë vitit 2019 kanë qenë një sërë operacionesh të suksesshme, por unë dua të filloj me vitin 2020, ku vetëm për periudhën janar-gusht në kemi konkretizuar në mënyrë të suksesshme finalizimin e 14 operacioneve të përbashkëta, kur gjatë vitit 2019 kemi patur vetëm 8 operacione.
Pra kemi një shtim të numrit të operacioneve pothuaj me 80 % në krahasim me vitin, kur ne jemi një periudhe 9-mujore.
Të gjitha këto operacione janë operacione të cilat janë me skuadra të përbashkëta hetimore ose ne kemi marrë pjesë në finalizimin e arrestimit të personave që kanë të kërkuar nga drejtësia italiane.
Po kështu, krahas këtyre operacioneve gjatë vitit 2019 ne kemi bërë të mundur që të kapim 99 shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilat kanë qenë të kërkuar nga drejtësia italiane. Ashtu siç gjej rastin që të falënderoj dhe për ndihëm që ju e keni dhënë në kapjen e 39 shtetasve shqiptarë, të cilët kanë qenë të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Ky intensitet dhe vlerësim maksimal ka vazhduar edhe gjatë vitit 2020, ku deri tani kemi kapur 54 shtetas të cilat kanë qenë në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane dhe ju keni kapur 14 veta. Dua të falënderoj edhe Salvadoren, edhe Ferdinandon edhe Massimon, pasi në të gjitha rastet kanë bashkëpunuar në mënyrë të shpejtë, por njëkohësisht edhe angazhimin e forcave të policisë shqiptare, të cilat nuk kanë çeduar në asnjë rast.
Gjithashtu dua të fokusohem te puna shumë e mirë që po zhvillohet në drejtim të parandalimit të kultivimit të kanabisit dhe me të vërtetë skuadra e Guardia di Finanza-s ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë.
Ne, falë punës së shërbimeve të Policisë në teren, kemi arritur të bëjmë maksimumin për të shkatërruar gjithçka që kemi konstatuar, duke përdorur edhe ato pajisje që në kemi në dispozicion dronët dhe helikopterët për të bërë një monitorim ajror. Padyshim edhe duke vlerësuar çdo lloj informacioni që skuadrat e Guardia di Finanza-s kanë ndarë me ne mbi bazën e konstatimit dhe fotografimit ajror.
Sasia e kanabisit e ardhur nga Shqipëria në Itali nga viti në vit ka ardhur duke u zvogëluar dhe sivjet është sasia më e ulët në të gjithë vitet e kapur në Itali. Kjo na bën optimistë dhe na inkurajon që puna që po zhvillohet në terren është absolutisht parandaluese.
Edhe njëherë shpreh gatishmërinë që ne jemi të gatshëm që të gjitha këto që thamë t’i konkretizojmë dhe t’i kthejmë në një program të përditshëm pune dhe bashkëpunimi”./tch
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...