Që nga ora 9:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.
Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative të studimeve Baçelor.
Kurse për Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik të studimeve Baçelor si dhe programi E-Qeverisja dhe Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike të studimeve Master provimi pranues do të mbahet më datë 03.10.2020.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më së voni deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit