Google ADS

Vjosa Osmani i uron shërim nga COVID-19 Donald Trump dhe gruas së tij

08:50 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruas së tij të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Iu uroj shërim të shpejtë presidentit dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Për këtë ka shkruar edhe mjeku i presidentit, Sean Conley, shkruan Arbresh.info.

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rikuperimit të tyre”, shkroi Conley./Arbresh.info/

Kryeministri Hoti reagon pasi Donald Trump rezultoi pozitiv me COVID-19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme