Google ADS

Kura popullore kundër dhimbjes së shpinës, pa efekte anësore

00:55 | 2 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Mund të ngjajë e pabesueshme, por gjyshet e kanë përdorur këtë recetë për të larguar dhimbjet e shpinës.

Statistikat thonë se dhimbja e shpinës është në krye të listës pse njerëzit humbasin ditët e punës. Rreth 80 për qind e njerëzve përjetojnë dhimbje të padurueshme në këtë pjesë të trupit në një moment të jetës së tyre, pavarësisht nga mosha, transmeton portal arbresh.info

Dhimbja e shpinës, që ndryshe njihet si shiatiku, ndodh për shkak të presionit ose acarimit të njërës prej pesë rrënjëve të nervit kurrizor që së bashku përbëjnë nervin shiatik.

Format më të lehtë të kësaj sëmundje zakonisht kalojnë pas një pushimi, por në rast të dhimbjeve të mëdha, recetat popullore janë një ndihmë e mirë.

Për recetën janë të nevojshme:

4 thelpinjë hudhër
1 gotë qumësht
1 lugë e mesme mjaltë

Vendosni hudhrën dhe qumështin të ziejnë, duke i trazuar vazhdimisht. Pasi të vlojë, largojeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe shtoni mjaltin. Meqenëse hudhra hollon gjakun, nuk duhet ta pini këtë përzierje më shumë se një herë në ditë, por edhe kjo është mjaft e mjaftueshme për të lehtësuar dhimbjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme