Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Carabao Cup pasi që ka eliminuar Liverpoolin me penallti. Liverpool ishin më të mirë në këtë ndeshje, por hero i Arsenalit ishte padyshim portieri gjerman, Berndt Leno
Arsenali është në çerekfinale të Carabao Cup.
Skuadra e Mikel Artetas ka arritur ta eliminojë Liverpoolin, edhe pse skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë më e mirë.
Ata patën më shumë sulme drejt portës dhe në një moment Minamino ka goditur edhe shtyllën.
Megjithatë, hero i këtij takimi për Arsenalin ishte padyshim Bernd Leno që bëri shumë pritje, rreth 5 sosh, për t’ia mohuar golin vendasve dhe kampionit të Anglisë. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 dhe nga penalltitë më të saktë u treguan lojtaret e Arsenalit të cilët shënuan 5 dhe Leno mbrojti dy penallti për të ecur tutje në çerekfinale të Carabao Cup. /GazetaExpress/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...