Përfundon ëndrra evropiane e Tiranës, kryeqytetasit të pafuqishëm përballë kampionëve të Zvicrës

22:35 | 1 Tetor 2020
A. B.

Tirana bëhet skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga garat evropiane.

Kampioni në fuqi i Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen më të rëndësishme evropiane në histori të klubit.

Tirana luajti ndeshjen e ‘Play-Off’-it në Ligën e Evropës përballë kampionit në fuqi të Zvicrës, Young Boys Bern dhe pësoi humbi 3-0.

Bardhekaltërtit u mbrojtën mirë deri në minutën e 42-të kur vendasit shënuan golin e parë me Fassnacht për 1-0.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Young Boys Bern të cilën në minutën e 52-të me Nsame ngritën epërsinë në 2-0.

Sulmuesi kamerunas Nsame në minutën e 64-të realizoi golin e dytë personal në këtë takim për rezultatin përfundimtar 3-0.

Tirana u mundua të bënte diçka më shumë, por ishte e pafuqishme përballë kampionëve zviceran që tani shkojnë në grupe të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme