OBRM-PDUKM reaguan ndaj intervistës së ministrit Filipçe duke thënë se “Venko Filipçe për çdo ditë po e dëshmon se është ministri i vdekjes dhe infektimit”.
“Para fillimit të çerdheve kishte probleme, pas fillimit të punës për çdo ditë kemi fëmijë dhe personel të infektuar në çerdhe. Viti arsimor i befasoi, e anuluan më 1 tetor dhe sërish probleme. Filipçe nuk ka përgatitur asnjë protokoll”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, politikat e gabuara të Filipçe e kanë bërë Maqedoninë birë të zezë në rajon dhe Evropë.
“Politikat e gabuara të Filipçes e çuan Maqedoninë në krye të listës me infektime dhe vdekje të reja. Tani pas gjashtë muajve bën analiza, ndërsa paaftësinë e tij e bart te qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...