Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë se PDK’ja shpreson se propozim-aktakuza e Zyrave të Prokurorit të Specializuar ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veselit, nuk do të konfirmohet.
“Ne konsiderojmë me një shrpesë të lartë që nuk do të kemi konfirmim të aktakuzës ndaj Speciales”, është shprehur Ismaili në t7
Ai, sqaroi gjithashtu pse Specialja më së shumti ka “goditur” anëtarët e PDK’së me aktakuza.
“Natyrisht që PDK’ja duke qenë si pasardhëse e politikës së UÇK’së, natyrisht se ka të ndërlidhura më së shumti me propozim-aktakuzat e Speciales. Është një situatë e vështirë për PDK’në. Por, ne do të gjindemi edhe si shtet edhe si parti”, ka thënë Ismaili.
Tutje, ai tha se kështtu shpreson edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Në të njëjtin pozicion kemi edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe shpresojmë as për të nuk do të konfirmohen aktakuzat”, shtoi Ismaili.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...