Deputetja, Albena Reshitaj në cilësinë e kryesueses së Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm sot ka pritur në takim Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, zëvendës Përfaqësuesin Rezidente të UNDP-së, Niels Knudsen dhe menagjeren e protofolit mjedisor, Shkipe Deda Gjurgjiali.
Ata diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në përmbushjen e 17 objektivave të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Reshitaj ka shprehur edhe një shqetësim. “Shpreha shqetësimin tim për faktin që tani më kemi hyrë në sezonen e vjeshtes dhe në vijim për shkak të renies së temperaturave si vend do të perballemi me ndotjen e ajrit, prandaj edhe pse situata me Pandeminë e ka rënduar edhe më shumë fokusimin në mbrojte te mjedisit, me theks të veçantë në mbrojtje të ajrit, nga institucionet përgjegjëse kërkohet përkushtim në këtë çështje që ka të bëjë me uljen e nivelit të ndotjes së ajrit e rrjedhimisht mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, u shpreh ajo.
Njoftimi i plotë:
Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe në cilësinë e kryesueses së Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, sot prita në takim Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë znj. Maria Suokko, zëvendës Përfaqësuesin Rezidente të UNDP-së Z. Niels Knudsen dhe menagjeren e protofolit mjedisor znj. Shkipe Deda Gjurgjiali.
Diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në përmbushjen e 17 objektivave të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Shpreha shqetësimin tim për faktin që tani më kemi hyrë në sezonen e vjeshtes dhe në vijim për shkak të renies së temperaturave si vend do të perballemi me ndotjen e ajrit, prandaj edhe pse situata me Pandeminë e ka rënduar edhe më shumë fokusimin në mbrojte te mjedisit, me theks të veçantë në mbrojtje të ajrit, nga institucionet përgjegjëse kërkohet përkushtim në këtë çështje që ka të bëjë me uljen e nivelit të ndotjes së ajrit e rrjedhimisht mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.
Bashkëbiseduesit i informova për planin e punës së Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe tri komponentat që synojmë ti arrijmë : komponenten afatshkurtër dhe afatmesme që paraqesin veprimet specifike që duhet të ndërmerren dhe komponenten afatgjate që ka një vizion strategjik.
Znj. Suokko duke vlerësuar lartë përgjegjësitë dhe punët e suksesshme që kemi arritur të realizojmë në kohën e mandatit tim si ish Ministre e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor shprehu kënaqësinë për kryesimim tim të Këshillit për Zhvillim të Qëndryeshëm dhe ofroi gadishmërinë që të bashkëpunojmë në përmisimin e cilësisë së ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit në përgjithësi.
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...