Kosova pritet që të luajë kundër Maqedonisë së Veriut më 8 tetor në Shkup, kurse një vendim i ri i UEFA-së, i bërë publik sot thotë se fansat do të mund të përcjellin ndeshjet më 30 për qind të ulëseve në stadium nëse këtë ua lejojnë shtetet.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-së ka vendosur sot se pasi pati sukses ndeshja pilot e SuperKupës në Budapest, e cila u mbajt më 24 shtator, të lejojë rikthimin e pjesshëm të tifozëve në ndeshjet që organizohen nga UEFA në vendet ku autoritetet lokale e lejojnë atë, duke filluar nga java e ardhshme në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Numri i tifozëve që do të jetë maksimumi në 30 për qind në kapacitetin e stadiumeve.
Lajmi i keq është se nëse Maqedonia e Veriut lejon tifozët, atëherë Dardanët nuk do të mund të udhëtojnë në Shkup, sipas këtij lajmërimi, pasi që UEFA ka shkruar se tifozët e Kombëtareve mysafire nuk do të lejohen të udhëtojnë për momentin deri në një njoftim të ri.
Pranimi i tifozëve me kapacitet të limituar megjithatë mbeten në duar të autoriteteve lokale. Ndeshjet e UEFAsë nuk mund të luhen me spektarorë në vendet ku autoritetet dhe shtete nuk i lejojnë, andaj kjo rregull nuk vlen për ta.
Distanca sociale do të jetë e obligueshme për tifozët dhe masat e tjera, siç janë vendosja e maskave që duhet të implementohen nga rregullat e vendeve ku luhet ndeshja. /GazetaExpress/
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...