Hoti-Lajçakut: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

20:38 | 1 Tetor 2020
A. B.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka biseduar sot me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Hoti ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak, shkruan portali arbresh.info

Kryeministri tha se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.

Postimi i tij i plotë:

Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme