Turistët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Polonia, Turqia dhe tre ishujt Karaibe do të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë nga ora 04:00 e së shtunës.
Ky vendim vjen pas një rritje të shkallës së infeksionit në vendet e lartëcekura, duke startuar me Poloninë që raporton 25.9 raste koronavirus për 100,000 njerëz, nga 15.6, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Do të ketë gjithashtu gjoba më të ashpra për ata që nuk vet-izolohen, gjobat do të jenë prej 10,000 £ .
Britania e Madhe njoftoi për 6,914 raste të tjera koronavirus dhe 59 vdekje të enjten, dhe masa më të rrepta janë njoftuar për të kontrolluar çdo lëvizje në zonat e Anglisë veriore.
Duke njoftuar ndryshimet në listën e karantinës, Sekretari i Transportit Grant Shapps tha se të dhënat nga Polonia treguan se “pozitiviteti i provës është gati dyfishuar duke u rritur nga 3.9% në 5.8% së bashku me një rritje të shpejtë të rasteve javore”.
Ai tha se Turqia ishte shtuar në listë sepse MB kishte shqetësime në lidhje me mënyrën në të cilën autoritetet atje raportuan të dhënat e tyre.
Turistët nga ishujt Karaibe të Bonaire, St Eustatius dhe Saba gjithashtu do të duhet të karantinohen nga e Shtuna, shtoi ai.
Ndërkohë, qeveria Skoceze njoftoi se ata që mbërrijnë nga Azoret dhe Madeira nuk do të kenë më nevojë të bëjnë karantinë në Skoci “për shkak të numrit të ulët të rasteve”.
Shkalla e të infektuarve në Turqi ka rënë në 12.9 raste për 100,000, nga 14.2 në një javë më parë. / arbresh.info/
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...