Drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është pezulluar nga pozita me vendim të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Në vendim thuhet se pas vlerësimit të performancës së dikastereve të MEA-s janë konstatuar shkelje në ushtrimin e funksionit të drejtorit ekzekutiv, Ilir Morina.
Shkak për këtë sipas vendimit është se “Morina ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij, në sigurimin e zbatimit të rekomandimeve nga raportet e auditimit”.
“Ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të MEA-s, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare dhe ka treguar neglizhencë gjatë bashkëpunimit me menaxhmentin e MEA-s”, thuhet në vendim.
Por, Morina ka thënë për Kohën se është i befasuar me vendimin, duke thënë se ai është pa bazë ligjore. Pasi sipas tij, asnjëra nga këto pika nuk qëndrojnë dhe se nga ardhja në krye të ministrisë nuk ka marrë asnjë vërejtje.
“Vendimi më erdhi pa paralajmërim, i befasishëm, i pa bazë, të cilin do ta shqyrtoj dhe do ta ndjek procedurat ligjore”, ka thënë Morina.
Sipas vendimit, ai do të marrë 50 për qind të pagës, deri në një vendim tjetër.
Morina ka thënë se nuk ka të drejtë të pezullohet me 50 për qind të pagës.
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim