Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin “me të gjitha mjetet” në konfliktin e saj me Armeninë për Malësinë e Karabakut të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim vëllezërit tanë azerbajxhanas në bazë të parimit ‘dy shtete, një komb’, me të gjitha mjetet dhe me gjithë zemrën tonë”, tha presidenti Erdoğan gjatë adresimit të tij në hapjen e seancës së katërt legjislative të parlamentit të mandatit parlamentar të 27-të në Ankara.
Presidenti turk theksoi se paqja e përhershme mund të arrihet në rajon vetën “nëse Armenia tërhiqet nga territoret e pushtuara të Azerbajxhanit”.
“Përpjekjet për shpifje kundër Turqisë po ashtu nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë administratën armene”, tha Erdoğan.
Ai paralajmëroi vendet që mbështesin “shtetin mashtrues”, Armeninë, në pushtimin e saj të Malësisë së Karabakut se do të “përgjigjen ndaj ndërgjegjes së përbashkët”.
Të dielën herët shpërthyen përleshjet kufitare kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima.
Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të tij pas shkeljeve të kufirit të Armenisë dhe sulmeve në rajonin e pushtuar të Malësisë së Karabakut.
Të hënën, Azerbajxhani deklaroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak midis përleshjeve.
Mesdheu Lindor
Më tej, presidenti Erdoğan tha se Turqia favorizoi zgjidhjen “mbi një bazë të drejtë” të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi potencialin politik dhe ekonomik të Mesdheut Lindor.
Duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se është bërë një strukturë “e pa-efektshme”, ai argumentoi se blloku ishte “skllavëruar” nga dy prej anëtarëve të tij, Greqia dhe administrata qipriote greke.
Erdoğan shtoi se nuk ka kriza në rajonin tonë që u zgjidhën me përfshirjen e BE-së.
“Përkundrazi, çdo krizë në të cilën Unioni ndërhyri është përshkallëzuar me dimensione të reja”, tha presidenti turk.
Tensionet në Mesdheun Lindor kanë qenë të larta për javë të tëra, pasi Greqia ka konstestuar kërkimin e energjisë nga Turqia.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, dërgoi anije të shpimit për të kërkuar energji në kuadrin e saj kontinental, duke pohuar të drejtat e veta në rajon si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).
Ankaraja vazhdimisht ka kërkuar pa asnjë parakusht për të arritur një ndarje të drejtë të burimeve në rajon.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës