Google ADS

Agim Veliu takohet me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj

18:10 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar sot me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj, me të cilin kanë biseduar për Strategjinë e sigurisë së Kosovës.

Veliu përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se me Terdevajn kanë diskutuar edhe për zhvillimin e Planit të Reagimit Kombëtar dhe për fusha tjera specifike në sektorin e sigurisë, shkruan Arbresh.info.

“Në takim me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj, biseduam për Strategjinë e sigurisë së Kosovës”.

“Po ashtu diskutuam edhe për zhvillimin e Planit të Reagimit Kombëtar dhe për fusha tjera specifike në sektorin e sigurisë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme