Është duke u mbajtur seanca e parë kundër kreut të OVL-së Hysni Gucati në Speciale. Gjykatësi Nicolas Guillou ka lexuar të drejtat e Gucatit, ku edhe ka thënë se ka të drejt që të lirohet në qoftë se Prokurori i Specializuar nuk dorëzon aktakuzë ndaj tij brenda një viti.
“Keni të drejtë të paraqisni ankesë kundër ligjshmëri së arrestimit tuaj, ju keni të drejt të mos mbahej në paraburgim për një periudha të paarsyeshme para nisjes së gjykimit. Keni të drejtën të liroheni në qoftë se Prokuroi i Specializuar nuk dorëzon aktakuzë kundër jush më së shumti brenda një viti. Dhe keni të drejt të qëndroni i heshtur dhe nuk do të përdoret heshtja juaj kundër jushë”, ka thënë Gjykatësi Guillou.
Kujtojmë se Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.
Gucati ishte arrestuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/679607696289820
Aprovohet kërkesa e Gucatit në Speciale, nuk dëshiron fotografi me oficerin e sigurisë!
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...