Për një jetë të gjatë dhe të shëndetshmë, duhet të bëni kujdes me ushqimin që hani.
Studimet mbi dietat “Zona Blu”, zona në të cilat jetojnë njerëz me jetë të gjatë, kanë treguar se ushqimi i tyre kryesor janë bishtanjoret.
Nga 10 ushqimet kryesore që rekomandohen nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të përjetoni njëqind, gjysma janë bishtajore – thjerrëzat, soja, kikirikët, qiqrat dhe fasulet e zeza, thotë Dan Buetner, transmeton portal arbresh.info
Ai udhëtoi nëpër botë disa vjet më parë dhe vizitoi Okinaëa në Japoni, Nicoya në Kosta Rika, Icaria në Greqi, Loma Linda në California dhe Sardenjën në Itali – të gjitha “Zonat Blu” – për të zbuluar se çfarë hanë njerëzit me jetë më të gjatë në botë. Paralelisht, ai u këshillua me dietologët kryesorë të botës në lidhje me ushqimin që “zgjat jetën”.
Rezultatet e projektit në të cilin ai punoi, dolën mjaft befasuese dhe u gjet se shëndeti dhe jetëgjatësia janë të lidhura me disa pjata shumë të thjeshta.
Në Gadishullin e Nikojës, ata shpesh e fillojnë ditën me një tortilë të ngrohtë misri të mbushur me fasule të zeza të kripura. Në Sardenjë, dreka është plot me bishtanjore. Në ishullin japonez të Okinaëa, darka zakonisht përfshin bizele të skuqura, soje ose lakër, fasule.
“Në çdo Zonë Blu që kam vizituar ndonjëherë, brezat e kuzhinierëve kanë bërë bishtajoret një përbërës kryesor në recetat e tyre më të njohura,” vuri në dukje Buetner.
Studimi i tij u mbështet gjithashtu edhe nga studime shkencore. Një studim i vitit 2004 mbi njerëzit e moshës 70+ në tre kultura të ndryshme në botë zbuloi se për çdo dy lugë fasule në ditë që konsumohen nga individët, rreziku i vdekjes u zvogëlua me 8 përqind.
Hulumtimet kanë treguar se bishtajoret jo vetëm që sigurojnë karbohidrate komplekse, proteina dhe minerale në sasitë që trupi ynë ka nevojë, por gjithashtu na furnizojnë me fibra të nevojshme për mikrobiomat tona, duke forcuar sistemin imunitar.
Fasulet e zeza, për shembull, të cilat banorët e Nikojës i hanë pothuajse në çdo vakt, kanë një përmbajtje 10 herë më të lartë të antioksidantëve sesa të njëjtën sasi portokalli.
Njerëzit që jetojnë në “Zonën Blu” jetojnë gjatë për shkak se nuk preken nga mbipesha, diabeti, demenca dhe kanceri./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...