Kryetarja e Kuvendit pret në takim njoftues Avokatin e Popullit me rastin e fillimit të mandatit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Me këtë rast, Kryetarja Osmani e uroi z. Qelaj për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë.
Znj. Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes të dy institucioneve, në nivelet më të larta.
Ajo po ashtu i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi.
Në anën tjetër, z. Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij, duke u shprehur se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Ai përgëzoi Kuvendin për miratimin e amendamentit kushtetues lidhur me Konventën e Stambollit, duke e cilësuar si marrje të përgjegjësisë konkrete për të parandaluar dhunën në baza gjinore.
Në fund të takimit, Kryetarja Osmani i dhuroi Avokatit të Popullit një Kushtetutë, si thirrje për t’u angazhuar në mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave fundamentale që i garanton akti më i lartë juridik i vendit tonë.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...