Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e protestave studentore, ka thënë se ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet.
Veseli ka shkruar në Facebook se historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 Tetorit, si datë e vetëdijes për liri, përmes së cilës rinia studentore ia vë vetes peshën e një ideali madhor.
“Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan zërit të kërkesave fundamentale për lirinë e vendit. Ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet. Nderim për jetën dhe veprën e studentëve dëshmorë. Respekt për studentët atdhetarë, që i mbetën besnik kauzave për çlirim”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Dialogu, platforma e vetme për çështje...
“Partizani”, Berisha nuk shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në Gj...
Shtyhet për një orë seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bed...
Ukraina rrëzon dhjetëra dronë të Rusisë
Presidenca dhuron pako onkologjike për gratë e prekura nga k...
“Zgjedhje për strukturat drejtuese”, Rrjeti i Bi...