Ligji për buxhetin sot është ngjitur në “Ener”. Çdokush mund të kyçet në debatin publik.
Bëhet fjalë për ligj reformues, i harmonizuar me disa direktiva evropiane, informoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë.
Situata aktuale e shkaktuar nga pandemia me Covid-19, sipas Besimit, është serioze, për të cilën treguesi më i mirë është BPV-ja dhe borxhi publik, parashikimet e të cilave janë më të këqija në lidhje me krizën financiare.
“Ajo që është e mirë në të gjithë këtë është se sistemi financiar është i qëndrueshëm. Ky është një avantazh i madh në ballafaqimin me krizën Covid. Në këtë periudhë kur numrat e tjerë kanë një shenjë negative, është mirë që në sektorin financiar dinamikat janë akoma me parashenjë pozitive”, tha Besimi.
Nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë, ku janë anëtare të gjitha bankat kryesore, u theksua se sektori bankar është i qëndrueshëm, me një nivel të lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit dhe se të gjithë punojnë me fitim. Ata njoftuan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët në mënyrë që të dalin nga kriza aktuale./MIA
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin