TIRANË- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH” ka publikuar raportet për pritshmëritë ekonomike.
BERZH mban të pandryshuar nivelin e recesionit i cili pritet të përfshij vendin tonë. Më tej BERZH parashikon që për 2020 ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje të fortë duke rënë me 9%.
Ndërkohë ka rishikuar në një ulje prej më shumë se 7.5% pritshmërinë për rritjen ekonomike në vitin 2021.
Nga vendet Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënin më të madhe ekonomike si rrjedhojë e goditjes së Covid-19.
BERZH thotë se eksportet e Shqipërisë drejt Italisë, që është partneri kryesor tregtar i vendit, ranë me më shumë se 40%, nga marsi deri në maj të këtij viti, dhe me 15% për qershor-korrikun.
Pritshmëritë e BERZH për rikthimin e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm mbështetet në ndikimet që ka procesi i Rindërtimit pas tërmetit të mëparshëm. Por duhet patur parasysh se këto parashikime nuk supozojnë ndonjë ringjallje të madhe të pandemisë./TCH
(Kliko këtu) Raporti i plotë i BERZH
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...