Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha, sot pritet të dal para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Rexha, u arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 12 mijë eurosh.
Ai, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton arbresh.info.
Ndaj Rexhës, ishte caktuar masa e ndalimit 48 orës, ndërsa pritet që sot gjykata të caktoj masën e sigurisë ndaj tij.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, inspektori i nderimit Gafurr Rexha u prangos nga Policia teksa i kishte futur 12 mijë eurot në çantë të cilat ia kishte marrë pronarit të kopanisë së ndërrimit “Berisha Group”, Naim Berishës. /arbresh.info/ Gita Lushi/
LEXO EDHE:
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...