Tottenham-i ka arritur marrëveshje me Benfica-n për sulmuesin Carlos Vinicius.
Klubi londinez gjatë tërë afatit veror ka kërkuar një mbështetës për Harry Kane, transmeton portali arbresh.info.
Dhe Spurs kanë arritur marrëveshje me Benfica-n për të transferuar 25-vjeçarin në formë huazimi.
Nëse Vinicius arrin të gjejë formën e duhur dhe gjiganti anglez dëshiron ta mbajë në skuadër, duhet të paguajë klauzolën e 41 milionë eurove.
Braziliani ka realizuar 24 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat, derisa kontrata me gjigantin portugez i skadon në vitin 2024.
Në listën e sulmuesve ishte edhe Arkadiusz Milik, por ky i fundit nuk i ka pëlqyer trajnerit Jose Mourinho, shkaku i moshës./arbresh.info.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...