Ekspertët e Institutit “Robert Koch” vlerësojnë situatën me Covid-19 në Kosovë

10:34 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot ekipin e ekspertëve të Institutit “Robert Koch”, të cilët po qëndrojnë̈ për një mision vlerësimi lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj tha se, unë e mora një prezantim nga ta jam i kënaqur për vlerësimin e tyre, në këta muajt e vështirë me pandeminë Covid-19, raporton portali arbresh.info.

“Në marrëveshje  edhe me kërkesën tonë ekipi i institutit “Robert Koch” janë në një mision rreth situatës së pandemisë në Kosovë. Për dy javë qe po i bëjë këto vizita në spitalet rajonale dhe IKSHP janë duke parë  për së afërmi kapacitetin e infrastrukturës. Unë e mora një prezantim nga ta jam i kënaqur për vlerësimin e tyre, në këta muajt e vështirë. Sot jemi një ndër 7 vendet që më së miri jemi duke e menaxhuar pandeminë. Do të vazhdojmë me disiplinë. Sigurisht këto përvoja do të na shërbejnë që na ta përmirësojmë punën si kërkesë e imja ishte që të vazhdojmë  dhe të marrim përvojat nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

Ndërsa, Jonathan Baum nga institutit “Robert Koch”, tha se, gjatë këtyre dy jave në Kosovë ka pasur përshtypje të mira sidomos për personelin shëndetësor.

“Ky është një shembull i shkëlqyer vet ardhja këtu tregon se sa është me rendësi bashkëpunimi ndërmjet vendeve të ndryshme në këto situata. Gjatë këtyre dy jave jemi takuar me punëtorë të ndryshëm që janë duke u ballafaquar me pandeminë Covid-19. Unë kam përshtypje të mira sidomos për personelin shëndetësor që madje kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të ndihmuar në situatën me pandeminë”, ka thënë ai.

Ekspertët e Institutit “Robert Koch” prej dy javësh kanë ardhur në Kosovë me mision vlerësimin e situatës me Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme