Los Angeles Lakers kanë fituar ndeshjen e parë të finales së NBA ndaj Miami Heat me rezultat bindës 116 – 98.
Lakers që nga çereku i parë ishin më të mirë, duke përfunduar në epërsinë e tri pikëve (31-28), transmeton portali arrbresh.info.
Kurse, gjatë çerekut të dytë Lakers shtuan edhe më shumë rezultatin duke fituar me plus 14 pikë (34-20), kurse totali 65 – 48, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Gjatë pjesës së dytë, Lakers vazhduan dominimin, derisa rezultatin e përgjithshëm e dërguan në 83-67.
Çereku i fundit i takoi Heat, por nuk ishte i mjaftueshëm sepse vendasit fituan me rezultat 116-98.
Përballja e dytë do zhvillohet të premten përsëri në Orlando./arbresh.info.
https://twitter.com/NBA/status/1311511056569847808
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?