Google ADS

Haradinaj: 1 tetor 1997, paralajmërimi për ngjarjet e mëdha që do të pasonin

08:47 | 1 Tetor 2020
A Z

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 1 tetorit të vitit 1997 të Lëvizes Studentore.

Haradinaj ka thënë se këto protesta ishin paralajmërim për ngjarjet e mëdha që do të pasonin.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme