Ndahen çmimet e “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i parë

08:03 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Kka përfunduar  edicioni  i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”

Ky Festival i cili ishte planifikuar të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, mirëpo për shkak të pandemisë Covid-19 është mbajtur online nga data 28 – 30 Shtator 2020!

Mbylljen e Festivalit e kanë bërë Drejtoresha e Festivalit; Znj; Ganimete Sava dhe Drejtori Artistik; Burim Haliti, pasi deklaruan se Presidenti i jurisë së “Art Without Limit International Film Festival” njëherit fitues i çmimit OSCAR, Producenti Austriak Z.Veit Heiduschka së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë Sadija Klepo nga Bosnja & Hercegovina, Monika Haas nga Gjermania, Jerzy Palatz nga Polonia, Daniel Edmondson nga Amerika, Shpend Bengu nga Shqipëria dhe Safete Rogova nga Kosova kanë sjellur vlerësimet e tyre dhe vendosur që të ndajnë 15 çmime në kategori të ndryshme:

FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Delivery boy” – nga Regjisori  Vinicius  Saramago – Brazil

FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë  SILVER ka fituar filmi
“Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Look beyond appearances” Regjia; Dervin Usta- Turqi

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë  SILVER ka fituar filmi
“Match” Regjia; Vincent Hazard – Francë

FILMI MË I MIRË ANIMACION në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Cuerdas” Regjia; Pedro Solis Garcia – Spanjë

FILMI MË I MIRË ANIMACION- në kategorinë  SILVER ka fituar filmi
“An elephant on the moon” Regjia; Benjamin Barthelemy – Francë

REGJIA MË E MIRË
“Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë

SKENARI  MË I MIRË
“Wave”
Benjamin Cleary

KAMERA MË E MIRË
“Delivery boy”
– Joao Casalino – Brazil
“Martin”  Donal Moloney – Ireland

Çmimi  i veçantë “FUQIZIMI I GRUAS” i ndahet dy filmave
“Azar” Regjia; Diba Ehteshami – Iran
“Dimas game” Regjia Oussayma Canbarieh – Kanadë

Dhe çmimi
“PROJEKTI MË I MIRË I PORTRETIZUAR” i ndahet 3 filmave
“Routine”
Regjia; Bekim Guri – Kosovë
“Building 50 homes in Melamchi” Regjia; Justin Cava Jones – Nepal
“Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, Regjia; Greg Krones – USA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme