Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se ai do të kundërshtonte me të gjitha mjetet këdo që përpiqet të rrezikojë shtetin e Malit të Zi dhe lirinë tonë.
Gjukanoviçi akuzon Kishën Serbe së po mundohet ta larogi Malin e Zi nga Perëndimi, duke e dërguar nga Rusia.
“Kisha Ortodokse Serbe dëshironte ta tërhiqte Malin e Zi nga këto vlera dhe kjo politikë ruso-serbe me këmbëngulje dëshiron që Mali i Zi të bëhet një shtet serb, se Mali i Zi është një shtet që duhet të jetë brenda kornizës së sigurisë strategjike të Rusisë dhe interesave të politikës së jashtme. Pra, në retorikën e saj dhe gjatë fushatës, kjo politikë këmbëngulte që NATO është në të vërtetë Rajhu i Katërt, dhe se civilizimi Evropian është në të vërtetë një civilizim i vlerave të kalbura, dhe se Mali i Zi gabon kur insiston në miratimin e një sistemi evropian vlerash dhe arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian “, tha Gjukanoviç.
Gjukanoviç thotë së është plotësisht e qartë se instrumenti kryesor i nacionalizmit të madh serb dhe interesave perandorake ruse në Ballkan, ishte Kisha Ortodokse Serbe. Popatë e Kishës Ortodokse Serbe kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në përputhje me këto interesa nacionaliste, interesat e shtypjes së identitetit të Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi tha se duhet t’i ndalojm projektët serbe në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat projekti fillestar është Serbia e Madhe. Ai thotë se ideja ka mbështetjen e jo vetëm qarqeve nacionaliste nga Beogradi por edhe nga shteti serb./zyrtare/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...