Në studion e “Open”, profesori dhe ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, bëri deklaratën e fortë, ku tha se “kemi të bëjmë me “një lojë të madhe që del përtej kufijve të Kosovës”.
Sipas tij, momenti që u zgjodh për të ndryshuar akt-akuzën ndaj Thaçit, ishte moment politik i rëndësishëm për Kosovën, ku pati dhe një rivalitet mes SHBA dhe BE.
“Pse të mos e shohim si një revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington?”, ngre pyetjen Milo.
“Këtu kemi të bëjmë me një lojë të madhe që del përtej kufijve të Kosovës, do të thotë që mënyra se si shfaq dhe u zhvillua ka një pikëpyetje të madhe që ka të bëjë me sigurinë e Gjykatës në Hagë, kush mund të vejë e t’i marr këto dosje në Hagë? E dyta, po të marrim në analizë që momenti që u zgjodh për të ndryshuar akt-akuzën ndaj Thaçit, ishte moment politik i rëndësishëm për Kosovën dhe u fol se pati një rivalitet mes SHBA dhe BE.
Pse të mos e shohim si një revansh të atyre që e humbën betejën duke mos shkuar Thaçi në Uashington? Jemi në kohën kur diplomacia dhe gjeo-strategjia janë bashkë, veprojnë bashkë. E quaj të pamundur që këtë lojë dhe këtë ndërhyrje dhe këtë menaxhim kaq perfekt ta bëjën shqiptarët, nuk kemi kaq fuqi ne. Jemi në Hagë, qendër Europiane. Unë nuk heq dorë që këtu kemi të bëjmë me nj rivalitet jashtë Kosovës”, u shpreh ai.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane