Valon Behrami është në mesin e 11 lojtarëve dhe personelit që janë testuar pozitivë të Genoa me COVID-19. Në këtë listë janë edhe dy prurjet e reja të kësaj skuadre si: Marko Pjaca dhe Davide Zappacosta.
Klubi i Genoas ka treguar me anë të një komunikate për shtyp se 11 persona janë testuar pozitivisht dhe këtë janë: Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schöne, Davide Zappacosta.
Valon Behrami ka rezultuar pozitiv sot në mbrëmje.
Kurse nga stafi pozitivë kanë rezultuar: Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto dhe Matteo Perasso të cilët po ashtu kanë kontraktuar koronavirusit.
Perin dhe Schone janë të vetmit lojtarë që janë testuar pozitivë në COVID-19 para ndeshjes të se dielës me Napolin në San Paolo.
Të tjerët janë testuar pozitivë pasi që janë kthyer në Genoa dhe Napoli ka arsye që të shqetësohet pasi që kundër tyre kanë luajtur: Marchetti, Lerager, Melegoni, Pellegrini, Pjaca, Radovanovic, Zappacosta dhe Behrami.
Behrami ishte i fundit, pasi që ai ishte testuar negativë të hënën, por pozitivë sot.
Sot, Napoli ka lajmëruar se e tërë skuadra është testuar negativë, por COVID-19 shpesh ka një periudhë të gjatë inkubimi, kështu që teste të tjera do ju duhet të bëjnë para ndeshje me Juventusit në Serie A. /GazetaExpress/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë