Benevento dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafir të klubit të sapo inkuadruar në Serie A, Benevento, për të zhvilluar ndeshjen e mbetur të javës së parë e cila zhvillohet nga ora 18:00 në Stadio Ciro Vigorito.
Ekipi i Antonio Contes ka shënuar fitore me një rikthim të madh në takimin ndaj Fiorentinës dhe pret ta bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Beneventos.
Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Filipo Inzaghi gjithashtu synon rezultat pozitiv në ndeshjen e tyre si vendas, pas fitores së madhe ndaj Sampdorias.
Conte ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për dallim nga ndeshja e parë, ndërsa Inzaghi luan me më të mirët e tij.
Benevento: Montipo; Maggio, Glik, Caldirola, Barba; Ionita, Schiattarella, Dabo; R Insigne, Caprari; Moncini
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Vidal, Gagliardini, Young; Sensi; R Lukaku, Alexis Sanchez
/Telegrafi/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban