Hazard lëndohet prapë ende pa luajtur, paraqitja ndaj Barcelonës në rrezik

16:05 | 30 Shtator 2020
A. B.

Vetëm një ditë pasi u thirr nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e Real Madridit kundër Real Valladolidit të mërkurën, Eden Hazard e ka pësuar edhe një lëndim të ri dhe pritet të mungojë rreth katër javë si pasojë.

Sulmuesi belg nuk ka luajtur për Real Madridin ende këtë sezon dhe do t’i duhet të presë edhe më gjatë seç kishte menduar për t’u kthyer në fushë.

Raportohet se ai e ka tërhequr muskulin në këmbën e djathtë, i cili do t’i marrë tri apo katër javë kohë për t’u shëruar.

Si pasojë, ai mund të mungojë në përballjen El Clasico më 25 tetor kundër Barcelonës.

Hazard është goditur nga lëndimet që prej se iu bashkua Real Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro verën e kaluar, duke i bërë vetëm 22 paraqitje.

Atij do t’i duhet tani ta nisë një proces të ri riaftësimi tamam kur e shënoi një lëndim. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme