Një grua e cila ishte deklaruar e zhdukur nga familja e saj prej dy vitesh është shpëtuar në det në bregun verior të Kolumbisë javën e shkuar.
Angélica Gaitán u gjet në det më shumë se një milje larg nga qyteti port i Porto Kolumbisë, para se të sillej në breg për të marrë trajtim mjekësor, transmeton portali arbresh.info.
Shpëtuesit e saj e kishin ngatërruar fillimisht atë për një trung lundrues derisa ajo ngriti duart për të bërë gjest për të kërkuar ndihmë, sipas gazetës lokale La Libertad.
Pamjet e filmuara nga Rolando Visbal, një peshkatar i cili ishte një nga shpëtuesit e saj, tregojnë Gaitán duke u tërhequr në një varkë dhe më vonë duke u ndihmuar në një karrige në një plazh.
Gaitán pretendon se ajo u largua nga shtëpia e saj në 2018 pasi ishte abuzuar për vite me radhë nga ish-burri i saj, një version i ngjarjeve që kundërshtohet nga anëtarët e familjes së saj. Në një intervistë me RCN Radio Barranquilla, ata thanë se ajo ishte larguar pa u paralajmëruar ngase vuante nga problemet mendore.
Gaitán tha për mediat kolumbiane se ajo ishte hedhur në det pasi u detyrua të linte një strehë ku ajo ishte duke qëndruar, duke shtuar se ajo kishte kaluar tetë orë në ujë para se të shpëtonte./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...