TIRANË- Komisioni i Ligjeve është ndërprerë pas rreth një ore diskutimesh këtë të mërkurë për draftet dhe ndryshimet e propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ka qenë Rudina Hajdarit, e cila kërkoi tek Ligjet që në mbledhjen e Këshillit Politik të diskutohej dhe të merrej fillimisht për bazë propozimi i PD-LSI. Por socialistët nuk ishin të hapur për bojkotin e mbledhjes.
Hajdari ka përsëritur kërkesën e opozitës për të ndërprerë mbledhjen për shkak se kërkon që propozimet të diskutohen në Këshillin Politik dhe më pas në komision. Kështu pas një pushimi 10 minutëshe mbledhje e Komisionit të Ligjeve është ndërprerë.
Nga ana tjetër gjatë diskutimeve, Damian Gjiknuri, foli në emër të PS dhe tha se kjo parti ka në fokus të propozimit, koalicionet, dhe për këtë arsye, listat e hapura tha ai, nuk janë një problem për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Nuk ka pse të ndërpritet puna tek Ligjet, komisioni vijon punën i ndarë nga Këshilli”, -tha Gjiknuri, i cili u mbështet në këtë deklaratë nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja./TCH
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...