Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. B., duke e gjykuar në kohëzgjatje prej 5 muaj burgim.
Sipas Gjykatës, i akuzuari në pozitën e Komandantit të Shërbimit të Zjarrfikësve, me datë 18.06.2019 në komunën e Kamenicës, përkatësisht në pompën e derivateve të naftës “BorovciOil”, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe shkaktimin e dëmit të dëmtuarës shërbimit të zjarrfikësve, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke e mbushur automjetin e tij privat të markës BMË X3, me derivate në sasi prej 58 litra apo në vlerë 64,96 Euro, ndërkohë ka ofruar të dhënat e automjetit zyrtar të markës Mercedes.
“Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim prej 5 muaj burgim, gjithashtu i akuzuari obligohet që të kompensoj komunën e Kamenicës për dëmin e shkaktuar.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...